Lajme

Nipi i heroit të Kosovës lë Zagrebin për tu rikthyer në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 02 October 2021

I riu nga Gllareva ka lënë Zagrebin për të dhënë kontributin e tij në Kosovë. Liridon Morina është nipi i heroit të Kosovës, Mehedin Morina.

Lajmin për Liridonin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota.

“Gllareva ka përfaqësuesit e denjë dhe të vlerësuar. Pa dyshim një nga të merituarit është Liridon Adem Morina.
Liridoni ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm në mjekësi! Ka përfunduar me sukses fakultetin juridik. Në moshën më të mirë, Liridoni për të punuar ka emigruar në Kroaci. Liridoni edhe pse është konsoliduar atje, tashmë katër vite, ka shprehur gatishmërinë që të lë Zagrebin dhe të kthehet për të dhënë kontributin e Tij për vendlindje”, ka shkruar Bashota.

-Advertisement-

Liridon Adem Morina, tani është 37 vjeçar. Sipas Bashotës ai rrjedh nga një familje me kontribut të madh kombëtar.

“Liridon Adem Morina, ka lindur në vitin 1984 në Gllarevë. Rrjedh nga një familje me kontribut të madh kombëtar. Është nipi i heroit të Kosovës, Mehedin Morina dhe djali i invalidit të UÇK-së, Adem Morina”, ka përfunduar Sokol Bashota.

Liridoni është kandidat për asamblist me numër 29 nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera