Lajme

“Ninxha” i Prishtinës me dy pasaporta: Godet, lëndon e grabit dy persona, rrahë e tenton t’iu ikë policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 23 September 2020

Një rast i rrallë ka ndodhur mesnatën e së martës në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Policia e Kosovës ka njfotuar se një person pasi i njëjti ka grabitur me armë dy persona të cilët ishin në vendin e punës dhe njërin nga ta edhe e ka goditur.

Personi në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është ndjekur me veturë nga Policia e më pas e ka lënë veturën dhe ka tentuar të ikë në këmbë, mirëpo përsëri ka hasë në policinë.

-Advertisement-

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, një person i maskuar nën kërcënim të armës kishte grabitur një shumë të parave. I dyshuari pasi e kishte kryer grabitjen, e kishte goditur në kokë njërin prej viktimave pastaj me një veturë ishte larguar nga ai lokacion. I dyshuari nga njësitë policore është tentuar të ndalohet, por i njëjti nuk ishte ndalur duke i rrezikuar kështu zyrtarët policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ai i ka rezistuar arrestimit dhe gjatë aktit ka lënduar edhe disa zyrtarë policorë.

E gjatë kontrollit policia i ka sekuestruar 766 euro, dy telefona, dy pasaporta në emrin e ti dhe një fishek i armës së zjarrit.

“Pas braktisjes së veturës në një lokacion, i njëjti ka vazhduar në këmbë dhe është arritur që të arrestohet nga njësitë policore, ku si pasojë e rezistencës, gjatë arrestimit të tij kanë pësuar lëndime zyrtarët policor.  Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 766 euro para kesh, dy telefona celular, dy pasaporta në emrin e tij, dhe një fishek i armës së zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore është konfiskuar edhe vetura të cilën  e kishte përdorur  i dyshuari”, thuhet në raport./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera