Lajme

Nikollovski: Do të përdorim përvojat e Izraelit për avancimin e sistemit bujqësor

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 03 September 2017

Si pjesë e delegacionit Qeveritar në Izrael, Ministri për bujqësi, pylltari dhe ujëra, Ljupço Nikollovski sot realizoi takime me përfaqësues të kompanive nga agro sektori dhe qendrat shkencore-hulumtuese të Izraelit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u takua me përfaqësues të kompanive izraelite Tahal, Volcani Institute dhe NaanDan Jain Irrigation, ku u njoftua me teknologjitë më moderne për prodhimtari bujqësore dhe ujitje.

“Izraeli do të jetë partneri ynë i fuqishëm në planet tona për modernizim të bujqësisë në Maqedoni, nëpërmjet edukimit, transferit të përvojave dhe njohurive, bashkëpunimit të përforcuar bilateral dhe hapa konkret të investimeve. Këto takime janë mundësi e shkëlqyer për njohje dhe pranim të përvojave dhe njohurive që do të na ndihmojnë në zhvillimin e bujqësië në Maqedoni, veçanërisht përvojat e Izraelit në sistemet e ujitjes”, u shpreh Nikollovski./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera