Lajme

Nikoliq: Në BE, pa e njohur Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 25 April 2017

Presidenti serb Tomislav Nikoliq është takuar sot me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë Sven Mikser të cilit i tha se anëtarësimi i vendit të tij në BE është një shtysë shtesë për progresin e Serbisë, por vetëm me kusht që të mos i vendoset kërkesa për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kreu i shtetit serb ka përmendur edhe deklaratat e liderëve shqiptaë për mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Poashtu, Nikoliq i uroi Estonisë presidencë të suksesshme të Bashkimin Evropian, e cila e merr kryesimin më 1 korrik, dhe shprehu shpresën se ky vend  do të vazhdojë të mbështesë anëtarësimin e plotë të Serbisë në BE, njofton zyra për media e presidentit serb, raporton Tanjug. /Klan Kosova/.

Etiketa:

Të tjera