Lajme

Nikaj paralajmëron përshkallëzim të masave nga opozita: Mospjesëmarrje, bllokim…

Autori: Gazeta inFokus 22:29 | 27 June 2023

Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),ka thënë se në rast se Kosova sanksionohet nga perëndimi dhe situata vazhdon të mbetet e njëjtë atëherë opozita nuk do të qëndrojë sikur gjendja të jetë normale.

Në Pressing të T7, Nikaj ka thënë se në një situatë jonormale nuk mund të shkojnë në Kuvend e të votojnë projektligje.

Për këtë ka paralajmëruar mospjesëmarrje të PDK-së në seanca, bllokada etj.

-Advertisement-

“Do të  na bëjnë ne që mos të sillemi sikur të kemi një noramlitet politik. E pakta që ne do të bëjmë që most ë sillemi në normalitet politik, mos pjesëmarrjes, bllokimit që do të vijnë të përshkallëzohen me situatën”, ka thënë Nikaj.

Më tutje, Nikaj ka thënë se kjo është një situatë të cilën e ka krijuar Albin Kurti.

“Ky është lëmshi që e ka bërë ai, zgjidhjen po ia ofron bashkësia ndërkombëtare dhe ky nuk po i pranon”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera