Lajme

Nijazi Thaçi: Mbi tmerrin e tragjedisë u ngrit në këmbë i gjithë kombi duke dëshmuar shpirtin human

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 04 December 2019

Përmes tragjedisë e cila goditi Shqipërinë u dëshmua shpirti i madh human i kombit shqiptar.

Kështu ka deklaruar, Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi, pas marrjes pjesë në ceremoninë e dekorimit të ekipes së kërkimi-shpëtimit që ndihmuan në tragjedinë e Shqipërisë.

“Me dhimbje e lot e përjetuam tragjedinë nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot me krenari e mburrje nga hierarkia me e lartë e shtetit shqiptarë u dekoruan heronjtë qe u aktivizuan në orët e para pas tragjedisë. Tragjedi e cila la pasoja në njerëz, solli viktima e shkatërroj shumë shtëpi e prona, por mbi tmerrin e kësaj fatkeqësie natyrore u ngrit në këmbë i gjithë kombi duke dëshmuar shpirtin e madh human e bujar”, është shprehur Thaçi.

-Advertisement-

Drejtori i KEK-ut gjithashtu ka shprehur ngushëllime familjareve për humbjen e të dashurve të tyre, si dhe u ka uruar shërim të shpejt atyre që u lenduan.

“Faleminderit shkëlqesisë se tij, presidentit te Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta për kujdesin dhe respektin e treguar për Ushtrinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë qe u mobilizuan në këto ditë të rënda dhe të vështira për të shpëtuar jetë dhe për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të tronditur nga kjo tragjed” ka thënë mes tjerash Thaçi.

Gjatë ditës së mërkurë, Presidenti i Shqipërisë , Ilir Meta vizitojë Kosovën ku të falënderoj e dekoroj ata që shkuan për ndihmë në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera