Lajme

Nigeria tregon të vërtetën e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 04 November 2017

Nigeria asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndron me atë vendim që të mos e njohë akoma.

Kështu ka deklaruat Cidzhiok Makhardi Ani nga Ambasada e Nigerisë në Beograd, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Nigeria nuk ka ndryshuar pozicionin e saj,  kur është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Shteti nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

Kurse në faqen zyrtare të MPJ vazhdon të figurojë lista me shtetet që kanë njohur Kosovën, e sipas së cilës  shteti i fundit që ka njohur Kosovën është Saint Kitts dhe Nevis më 28 nëntor të vitit 2012.

Aty figurojnë shtete për të cilat nuk kanë arritur kurrë notat verbale, sikurse Nigeria e Uganda.

Që Nigeria dhe Uganda e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë asokohe ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme Begjet Pacolli, gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2011- 2012.

Ndërsa nga Ambasada e Ugandës nuk është përgjigjur askush në telefonatat e bëra nga mediet serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera