Lajme

Niger: Ushtria i vret gabimisht 14 civilë, kujtoi se ishin militantë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 06 July 2017

Ushtarët në Niger i kanë vrarë 14 civilë të paarmatosur pasi i kishin ngatërruar ata me militantët e Boko Haramit gjatë një patrullimi në juglindjen e largët të vendit, ka thënë një zyrtar rajonal.

Ushtarët e Nigerit po patrullonin një zonë të kufizuar ushtarakisht përreth fshatit Abadam dje afër Liqenit Çad, kur hapen zjarr ndaj fermerëve, sipas Yahya Godi, sekretari gjeneral i rajonit Diffa në juglindje të Nigerit, transmeton Express.

“Katërmbëdhjetë persona kanë vdekur. Abadam është një fshat në zonën e kuqe dhe është i ndaluar tash e një kohë të gjatë,” ka thënë Godi.

-Advertisement-

Sipas tij, çdo person që shihet në këtë zonë konsiderohet Boko Haram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera