Rozë

Nicole Kidman vishet me një fustan shumë zbulues, teksa merr pjesë në premierën e “Expats” në New York

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 22 January 2024

Ajo së fundmi tha në një intervistë se nuk mund t’i interesonte më pak se çfarë mendojnë njerëzit për zgjedhjet e saj të modës.

Dhe Nicole Kidman me siguri mahniti, teksa mori pjesë në premierën në New York të serisë së saj të re “Amazon Prime Video Expats” në New York të dielën.

Ylli i Hollivudit, 56 vjeçe guxoi të zhvishej në mot të ftohtë, duke treguar figurën e saj të pabesueshme me një fustan të zi pa shpinë, shkruan DailyMail.

-Advertisement-

Bukuroshja me flokë të verdhë, shfaqi shpinën e saj shumë të tonifikuar në fustanellën e strukturuar.

Nicole e la fustanin e saj të flasë duke i veshur me një palë vathë elegant, por të thjeshtë diamanti, një byzylyk dhe unazë diamanti që përshtaten dhe një orë.

Ajo i lëshoi flokët dhe zgjodhi një grim ngjyrë bakri për sytë dhe rozë për buzët.

Në “Expats”, Nicole luan Margaret, një grua amerikane të pasur që jeton një jetë në dukje idilike në Hong Kong me familjen e saj, derisa ndodh një tragjedi e paimagjinueshme dhe djali i saj zhduket.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera