Lajme

Nicolas Maduro pranon dështimin në ekonomi

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 31 July 2018

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro pranoi dështimin e modelit prodhues dhe ekonomik të qeverisë së tij.

“Modelet prodhuese që kemi testuar deri tani ishin një dështim dhe kjo është përgjegjësia jonë, e imja, e jotja”, deklaroi presidenti venezuelas gjatë një kongresi të Partisë Socialiste të Bashkuar të Venezuelës.

“Qurravitjet duhet të përfundojnë! Ne duhet të prodhojmë me apo pa agresion, me apo pa bllokadë, ta bëjmë Venezuelën një fuqi ekonomike. Nuk ka më ankesa, ajo që dua janë zgjidhje”, theksoi Maduro.

-Advertisement-

Qeveria venezuelase ka shtetëzuar sektorë të tërë të ekonomisë, si çimentoja dhe çeliku, ka larguar qindra sipërmarrje dhe kohët e fundit i ka bërë thirrje ushtrisë që të kontrollojë tregjet bashkiake për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

Inflacioni mund të arrijë 1000000% këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që PBB-ja do të bier me 18%.

Venezuela është duke u përballur me krizë të madhe ekonomike, ku popullata ka arritur në shkallën më të ultë të gjendjes sociale, duke u përballur me urinë, pasi u mungojnë ushqimet e domosdoshme për jetesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera