Sport

Nico Williams merr vendimin përfundimtar, shtangen Laporta dhe Flick

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 29 July 2024

Te Barcelona duhet të presin për të siguruar Nico Williams. Sulmuesi i majtë shkëlqeu në sezonin e fundit me Athletic Bilbaon, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Mbretit.

22-vjeçari u konfirmua edhe në Euro 2024, kompeticion ku shfaqi gjithë klasin dhe potencialin që zotëron, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shpalljen kampione të Spanjës.

Barcelona e ka piketuar prej kohësh heroin e iberikëve, por Nico Williams nuk ka ndërmend të lëvizë nga baskët.

-Advertisement-

Bilbao është skuadra e tij e zemrës dhe sulmuesi nuk preferon ta braktisë. Të paktën edhe për një sezon.

Klauzola e Nicos është 60 mln euro, ndërkohë që drejtuesit katalanas janë gati t’i japin klubit bask 70 mln në total për të refuzuar ofertat e të tjerëve.

PSG dhe Chelsea po ndjekin me kujdes situatën, por futbollisti preferon të mos lëvizë nga La Liga.

Fokusi i Barcelonës për momentin është zhvendosur te Dani Olmo, një tjetër kampion Europe me Spanjën.

Mesfushori i avancuar pëlqehet shumë nga tekniku Hansi Flick dhe drejtuesit po punojnë për të gjetur një marrëveshje me homologët e Leipzigut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera