Rozë

Nicki Minaj: Kujdes me vaksinën, ata që e bënë po bëhen impotentë. Reagon Fauçi

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 17 September 2021

Këngëtarja e njohur e muzikës rep, Nicki Minaj ka denoncuar publikisht pasoja vaksine me rast konkret dhe bëri thirrje që njerëzit të vendosin me dëshirë dhe jo të detyruar nga autoritetet, raporton noa.al.

“Kushëriri im në Trinidad nuk do që ta marrë vaksinën pasi shoku i tij e mori dhe u bë impotent dhe testikujt e tij u ënjtën. Ai u vaksinua pak javë para martesës, tani vajza e anuloi dasmën. Pra, thjesht lutuni dhe sigurohuni që jeni të qartë me vendimin tuaj, jo të detyruar”.

Minaj i bëri këto deklarata në Twitter për afro 23 milionë ndjekësit e saj.

-Advertisement-

Reperja është kritikuar menjëherë nga ministri i Shëndetësisë i Trinidad dhe Tobago për këtë postim në Twitter në të cilin ajo tha se shoku i kushëririt të saj ishte bërë impotent nga një vaksinë Covid.

Terrence Dyalsingh tha se postimi kishte humbur kohën e departamentit të tij që sipas tij u investuar për rastin dhe se nuk ja prova që impotenca e të riut të lidhet me vaksinën.

Postimi nga Minaj ka shkaktuar reagime nga ekspertët e shëndetit në të gjithë botën të cilët janë të shqetësuar për atë që e cilësojnë dezinformim mbi vaksinat.

Postimi në Twitter u kritikua gjithashtu nga shefi mjekësor i Anglisë, Chris Whitty, i cili tha se Minaj duhet të ketë “turp”.

Kurse eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci tha se reperja “duhet të mendojet dy herë për përhapjen e informacionit që në të vërtetë nuk ka bazë”.

Në fillim të kësaj jave, Minaj tha se kishte vendosur të mos vaksinohej për Met Gala 2021 dhe do të vaksinohej vetëm pasi të kishte bërë mjaft kërkime dhe të bindej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera