Lajme

Ngritet aktakuzë ndaj serbit që sụlmoi KFOR-in dhe Policinë në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 09 December 2024

Pas zhvillimit të hetimeve disamujore, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit D.D, për shkak të kryerjes së veprave penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, si dhe për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepre penale dhe huliganizëm”.

Sipas aktakuzës i pandehuri më 29.05.2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, në bashkëveprim dhe koordinim edhe me të pandehurit të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, përmes përdorimit të dhunës, armëve dhe mjeteve tjera të forta, i kanë sulmuar dhe seriozisht i kanë kanosur ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, duke u shkaktuar lëndime trupore dhe dëme materiale.

Prokurori Special ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të këtij rasti penal.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera