Ngritet aktakuzë ndaj një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje
Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 22 October 2019
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit Q.R., për shkak të veprës penale parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri në ditën e zgjedhjeve më 6 tetor, rreth orës 9, duke qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Këshillit iniciues të kësaj partie, në pikën e votimit në Pozharan, në mënyrë të kundërligjshme ka ndikuar në përcaktimin e lirë të votuesit, në atë mënyrë që në oborrin e shkollës së mesme ‘’Kuvendi i Manastirit’’, e kishte ndalë bashkëfshatarin e tij L.A., me ç’rast të njëjtit i kishte dhënë dy letra, njëra me numrat e kandidatëve të Vetëvendosjes dhe tjetra si fotoalbum me të gjithë kandidatët për deputetë nga ana e kësaj partie, me qëllim që i njëjti të votonte për kandidatët e këtij subjekti politik, të preferuar nga i pandehuri.
Prokuroria me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale.
Të tjera
-
Policia del me njoftim për arrestimin e zyrtarit të ATK-së bashkë me qytetarin që i dha ryshfet
Dy persona janë arrestuar nga policia sot të dyshuar për veprat penale “Dhëni...
-
Deputetja Bajrami i përgjigjet Elbert Krasniqit: A i ke mbjellë shtëpitë në ara që mandej me të mbi si lule?
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit Elbert Krasni...
-
Policia arreston në Mitrovicë zyrtarin e ATK-së, për korrupsion
Njësia e parandalimit dhe luftimi i Krimeve Ekonomike, Financiare dhe të Korr...
-
Osmani takon një grup punues të BE-së për rajonin, kërkon përkrahje për anëtarësim në Këshill të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit P...
-
Osmani: Kosova në linjë me politikën e BE-së, të ecet përpara me statusin e vendit kandidat
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues t...
-
Çështja e dinarit, nesër takimi i radhës Bislimi-Petkoviq në Bruksel
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje lidhur me çështjen e dinarit, kryeneg...
-
Nesër seancë plenare, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë seancë plenare me fillim pr...
-
Sarrazin: Veprimet e Serbisë s’janë në përputhje me Aneksin e Ohrit – Kosova të bëjë gjithçka për t’i bindur shtetet anëtare në KiE
Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka th...
-
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e lu*tës gjatë seancës në KS të OKB-së
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar seancën e Këshillit të Sigur...
-
PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale nda...
-
KSHZ: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 580 mijë qytetarë
Sipas web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 15:00, për...
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, e ka mirëpritur delegacionin ng...