Lajme

Ngritet aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 06 December 2019

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit N.A. për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri gjatë kohës së luftës në Kosovë si pjestarë i forcave policore të Serbisë ka shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare kundër personave dhe pasurisë që është e mbrojtur nga Konventa E Gjenevës.

“Në atë mënyrë që me datë 21.05.1999, në lagjen “Emshir” në Prishtinë, i pandehuri N.A. në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, deri më tani të paidentifikuar, ka marrë pjesë në aksionin kundër popullatës civile të nacionalitetit shqiptarë, me ç ‘rast në mënyrë çnjerëzore  i kanë torturuar të dëmtuarit  J.Sh. dhe S.Sh.   duke i rrahur për një kohë të gjatë me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke iu shkaktuar vuajtje të mëdha dhe dëmtime të rënda trupore, nga pasojat e të cilëve ata vuajnë edhe sot”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

-Advertisement-

Në këtë njoftim thuhet se i pandehuri po atë ditë kishte marrë nga personat e dëmtuar shumë të madhe parash dhe gjësende me vlerë.

“Të njëjtën ditë, i pandehuri N.A. në bashkëkryerje me persona të tjerë, kishte gjetur dhe përvetësuar nga të dëmtuarit shumën e madhe të parave, disa vetura dhe gjësende të tjera me vlerë. Me këto veprime i pandehuri N.A. në bashkëkryerje ka kryer vepër penale Krimet e luftës kundër popullsisë civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,  e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të Konventave të Gjenevës nga neni 144 paragrafi 2 nënparagrafi 2.4 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafi 1.1. lidhur me nenin 31 të Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vazhdim të njoftimit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera