Lajme

Ngritët aktakuzë kundër 23 të pandehurve për rastin `Call Center`

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 07 June 2024

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 23 të pandehurve për rastin e njohur “Call Center ”.

Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjerman, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.

“Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ky rast është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet Gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera