Lajme

Ngriten temperaturat, moti deri në 25 gradë

Autori: Gazeta inFokus 00:16 | 28 April 2021

Në ditët e fundit të muajit prill mot më i ngrohtë. Të martën e mërkurën me mundësi për reshje shiu. Deri të premten temperaturat rriten edhe mbi 25C.

27.04 – Herët në mëngjes reshje të dobëta shiu. DItën kryesisht me vransira, e mundësi për riga lokale shiu.

Biden rrit pagën minimale: Askush nuk duhet të punojë me orar të plotë dhe të jetojë ende në varfëri

-Advertisement-

28.04 – Ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën priten rrebeshe të shpërndara shiu me bubullima.

29.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

30.04 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale në rritje nga 4C, të hënën deri në 12C ditën e premte. Ndërkaq, maksimalet gradualisht nga 17C që mund të zbresin lehtë ditën e martë, deri të premten arrijnë edhe në 26C.Do të fryj erë mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, e ditën e premte paksa më të fuqishme deri në 15m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënie edhe nën vlera normale deri ditën e mërkurë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera