Lajme

Ngriten sërish çmimet e naftës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 23 June 2023

Çmimet e derivateve në vendin tonë sërish kanë shënuar ngritje gati deri në 10 centë për litër. Çmimi për një litër naftë sot kushton rreth 1 euro e 24 centë, ndërsa një litër benzinë është tregtuar të premten deri në 1 euro e 31 centë në tregun e Kosovës.

Disa javë më parë çmimet e derivateve patën rënë deri 1 euro 15 centë për një litër naftë.

Kryetari i Shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka theksoi për KosovaPress se rritja apo ulja e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare po reflekton edhe në Kosovë.

-Advertisement-

Ai shtrenjtimin e derivateve e arsyeton me çmimin e përcaktuar në berëz dhe në organizatën prodhuese OPEC.

“Kur ka prodhim të mjaftueshëm kemi ulje të çmimeve dhe e kundërta kur ka reduktim të prodhimit kemi rritje të çmimit. Rritja apo ulja e çmimit në tregjet ndërkombëtare po reflekton edhe te ne në Kosovë”, thotë ai.

Se çfarë çmimesh do të ketë në ditët në vijim, Berjani theksoi se nuk mund të paragjykojnë, pasi që sipas tij, po ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare.

Megjithatë ai shton se çmimet e derivateve ende janë të larta për qytetarët e vendit krahasuar me standardin e qytetarëve.

Sipas tij, çmimet do të duhej të ishin 1 euro për një litër naftë.

Çmimet e derivateve në vitin 2022 patën arrit gati 2 euro për një litër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera