Lajme

Ngritën dy gishtat, arrestohen krushqit në mes të rrugës

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 24 July 2017

Krushqit që shoqëronin një çift që po martohej në Stamboll, më parë panë qelinë e burgut se sa sallonin ku do të organizohej dasma.

Kjo, për faktin se ndërkohë që po ktheheshin me nusën në makinë, policia i ka ndalur duke i dërguar në rajon për shkak se po mbanin dy gishtat duke bërë shenjën e fitores, përcjell Hurriyet.

Mbajtja e dy gishtave sipër është cilësuar si propagandë terroriste në mbështetje të PKK-së sipas punonjësve të policisë dhe është e ndaluar.

-Advertisement-

Ndërkohë, dasmorët kanë deklaruar se ata mbajtën dy gishtat sipër sepse ishin duke festuar dhe kjo nuk kishte të bënte me asnjë mesazh që donin të jepnin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera