Ngrihet marrëveshja e Bratisllavës? S’ka njoftim per tërheqje tjetër të policisë e as lëvizje për zgjedhjet në Veri
Autori: Gazeta inFokus
22:24 | 29 Korrik 2023
Përveç një njoftimi fillestar për reduktim të 25 % të pranisë policore në objektet komunale në veri dhe në hapësirat përrreth, Qeveria e Kosovës s’ka marrë ndonjë vendim tjetër që do të çonte në plotësimin e kërkesave të Bashkimit Evropian, për të cilat ka pasur një dakordim në mes të Emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak dhe kryenegociatorit Besnik Bislimi.
S’ka pasur as ndonjë vlerësim të gjendjes së sigurisë për të proceduar me reduktim tjetër të forcave policore, e as ndonjë lëvizje për organizim të zgjedhjeve të reja në veri të vendit, të cilat janë edhe kushtet për de-përshkallëzim të Bashkimit Evropian.
Edhe nga Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express kanë thënë se s’është e mjaftueshme për de-përshkallëzimin lëvizja e Qeverisë së Kosovës për reduktim të 25 % të forcave policore. Brukseli zyrtar ka deklaruar se nevojiten hapa të tjerë.
Në mes të këtij procesi për reduktim policësh, vlerësim të sigurisë e zgjedhjeve të reja, Kosova ka vendosur kusht për Bashkimin Evropian. Institucionet e Republikës së Kosovës s’do t’i shpallin zgjedhjet e reja në veri pa u hequr masat e BE-së. Kështu ka thënë numri dy i Qeverisë, Besnik Bislimi. BE-ja ka pasur qëndrim të qartë ndaj kësaj deklarate të Bislimit, duke thënë se zgjedhjet duhet të shpallen sa më shpejt për t’i dhënë fund krizës në veri. Derisa ambasadori francez, Olivier Guerot, ka thënë se Kosova s’i ka plotësuar kërkesat e BE-së në mënyrë që të hiqen masat.
Amabasdori francez, Olivier Guerot, në një intervistë për Express ka thënë se në Bratisllavë, Lajcak dhe Bislimi, ishin marrë vesh për reduktim të menjëhershëm të pranisë policore në objekte komunale dhe rreth ndërtesave, vlerësim të përbashëkt të situtaës së sigurisë me EULEX-in dhe nëse është e nevojshme edhe KFOR-in, në mënyrë që të vlerësohet mundësia e reduktimit të forcave policore. Ndërkohë pika e fundit ka qenë organizimi i zgjedhjeve në veri dhe krijimi i bazës së nevojshme ligjore.
Guerot ka thënë për Express se ka pasur disa përparime, por se ka ende disa zotime për t’u zbatuar, përfshirë koordinimin me EULEX dhe KFOR për vlerësimin e sigurisë.
Guerot ka thënë se koha po kalon dhe s’po shihet progres nga Kosova, përfshirë këtu edhe organizimin e zgjedhjeve, ku sipas diplomatit francez s’po shihet ndonjë miratim aktesh nënligjore të qeverisjes lokale.
“Ka pasur disa përparime, por ka ende zotime për t’u zbatuar, për shembull në koordinimin ndërmjet policisë së Kosovês dhe misioneve ndërkombëtare dhe në vlerësimin e sigurisë. Koha po kalon dhe nuk po shohim asnjë përparim. Po kështu, nuk shohim ndonjë progres as për zgjedhjet e parakohshme, as për miratimin e akteve nënligjore konform nenit 72 të ligjit të qeverisjes lokale për zgjedhjet. Pa miratimin e nje akti nënligjor, qytetarët e Kosovës nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën që u jep ky ligj”, ka deklaruar ambasadori francez.

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...


































