Ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit, dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit
Autori: Gazeta inFokus
18:42 | 13 November 2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Top Kolshit, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 3 gusht 2025, në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit, pas një mosmarrëveshjeje paraprake ndërmjet të pandehurit dhe tani të ndjerit Enver Bajraktari.
Në aktakuzë theksohet se Kolshi dyshohet se “e ka privuar nga jeta në mënyrë mizore duke e goditur fillimisht me një mjet të fortë në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas duke e lidhur me një litar rreth qafës, si pasojë e së cilës viktima ka pësuar asfiksi mekanike dhe ka humbur jetën”.
Sipas Prokurorisë, pas kryerjes së veprës, “i pandehuri dyshohet se trupin e viktimës e ka tërhequr zvarrë dhe e ka fshehur në një gropë, të cilën më pas e ka mbuluar me dhe, duke fshehur mjetet të cilat i kishte përdorur gjatë kryerjes së veprës penale”.
Ndërkaq, gjatë kontrollit të realizuar në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Baicë, Prokuroria tha se janë gjetur dhe sekuestruar disa armë të kalibrave të ndryshëm, përfshirë armë automatike, pushkë dhe municion, të cilat dyshohet se mbaheshin pa autorizim përkatës.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

T� tjera
-
Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend kur thoshte se Kosova “flen mbi qymyr”
Deputetja e LDk’së, Hykmete Bajrami, ka lëshuar deklarimet e kreut të LVV’së,...
-
AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mbi...
-
Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
Në debatin për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Kosovës ka folur ed...
-
I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe
Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimd...
-
Rizvanolli për kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për prodhimin e energjisë ...
-
Presidentja Shiroka Pula pranon letër urimi nga Van der Bellen: Austria mbështet përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga P...
-
Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka kritikuar ...
-
Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka moh...
-
Policia gjobit me nga 100 euro shoferët e autobusëve në Prizren, nuk ndalonin në stacionin zyrtar
Policia e Kosovës, me zyrtarët patrullues nga Stacioni Policor në Prizren, në...
-
AUV urdhëron tërheqjen nga tregu të mishit të bluar nga AJH FOODS, ndalon përkohësisht prodhimin
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të prod...
-
Mbi 1 miliard euro për rrymën e importuar, Ramadani: Me këto para do të ishte ndërtuar një termocentral i ri
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për varë...
-
Rënie drastike e temperaturave të shtunën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot kryesisht të...


































