Ngrihet aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 07 April 2022
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, shumë shpejt pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, lidhur me akuzën se në gusht të 2016-ës, në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016 gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe ish-deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Valdete Bajrami, Sllobodan Petroviq dhe deputeti Pal Lekaj, i njëjti ka hedhur gaz lotsjellës, me ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Aktakuza rezulton të jetë ushtruar në gjykatë më 3 shkurt 2017.
Ndryshe, këtë të enjte ishte e paraparë që të mbahej seanca fillestare ndaj Konjufcës, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në gjykatë.
Sipas gjykatëses së rastit, Edita Çanta, i akuzuari e ka njoftuar gjykatën se për shkak të angazhimeve në punët e tij, nuk mund të jetë i pranishëm në këtë seancë.
“Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me kryetarin Konjufca, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.
Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.
Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.
Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.
Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Kurti viziton ekspozitën e Petrit Halilit në Nju Jork: Vepra e tij tejkalon kufijtë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Nju Jork ka vizituar e...
-
Rashiq: Lista Serbe po punon për bojkotim të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën ...
-
Kica-Xhelili ironizon me Zybën e VV-së: A na falni, ju lutem? – Na falni që s’po u lejojmë të vidhni pa ua përmend
Deputetja nga Lidhja Demokratike, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj debati...
-
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën z...
-
Pacolli në takim me miliarderin e njohur, Zyberaj e tregon çelësin e suksesit të tij
Këshilltari politik i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka dhënë detaje për nj...
-
Nga FSK-ja përgjatë dy viteve kanë dhënë dorëheqje 251 ushtarë
Përgjatë dy viteve 251 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dorëhe...
-
Tensionet e Vuçiqit në New York: 7 ditë luftë, pata biseda të vështira për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar javë intensive, atë që e...
-
Bajrami: Faktet Salih Zyba, publiko emrat siç i kanë publiku mediet transaksionet e Martin Berishajt
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar depu...
-
Haradinaj: Diaspora do të jetë krah i fortë i ndryshimit që do të ndodh më 9 shkurt
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar për një “tubim madhështor” në...
-
Osmani: Mbi 17 mijë njësi banimi do të faturohen aq sa kanë shpenzuar për ngrohje
Kryeshefi ekzekutiv i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur ...
-
Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës
Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i teti në botë p...
-
Britania e Madhe, vendi më i palumtur për fëmijët
Mbretëria e Bashkuar renditet më e ulëta për mirëqenien e fëmijëve në Evropë....