Ngrënia e pak frutave të thata çdo ditë, redukton ndjeshëm sëmundjet e zemrës

Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 23 March 2023
Studiues skandinavë thonë së fundmi se ngrënia e një mase të vogël farash apo fruta të thata çdo ditë mund të reduktojë sëmundjet e zemrës.
Sipas studimit të publikuar në revistën Food Nutrition Research ky zakon mund të reduktojë sëmundjet kardiovaskulare pa dalluar se cilat fruta apo fara duhet të konsumojmë, por pa llogaritur prezervuesit e dëmshëm që shpesh gjenden në produktet e perpunuara.
“Nëse hamë një dorë produktesh të tilla, pra rreth 30 gramë — kemi një reduktim prej 20% deri në 25% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare,” tha kreu i studimit Erik Kristoffer Arnesen, i departamentit të ushqimit në universitetit të Oslo.
“Kjo pasi të rriturit në vendet nordikë hanë mesatarisht 4-5 gramë fruta të thata në ditë, ose nuk hanë fare”, shton ai.
Studiuesit thonin se nuk ka rëndësi se cilat fara apo kokrra konsumohen, edhe pse kryesisht bajamet, arrat dhe stikat dukej se ishin më të mira për uljen e kolesterolit.
“Frutat e thata kanë avantazhe në uljen e kolesterolit në gjak, që është i rëndësishëm në parandalimin e yndyrnave në arteriet”, shpjegon Arnesen. “Kjo aterosklerozë, siç quhet dukuria, është nga faktorët e rrezikshëm për atakët kardiakë”, shtoi ai.
Në studim morën pjesë 1.8 milionë pjesemarrës, teksa u zbulua se frutat e thata ulnin lipidet në gjak, to nuk preknin tensionin e gjakut, ndërsa nuk mund të provohej nëse kishin të bënin me sheqerin në gjak, sipas studimit.
Edhe sipas rrjetit Mayo Clinic, frutat e thata të papërpunuara janë një burim i mirë proteinash dhe substancash mbrojtëse për zemrën prandaj duhet të jenë pjesë e dietës së përjavshme për zemrën.
Zbulimet përputhen me ato të dietës mesdhetare, e cila është shpallur më e mira për vitin 2023 për sëmundjet e zemrës dhe ato kronike, sipas studimeve të mëparshme.
Dieta mesdhetare përfshin ngrënien e perimeve të gjelbra, frutave, peshkut, ullinjve e frutave të thata.

Të tjera
-
Ferizaj: Nëna raporton në polici se iu kanë zhdukur dy djem
Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur në polici nga nëna e tyre në Ferizaj. ...
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se iu kanë d...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...
-
Apeli ndryshon vendimin e Themelores, dënohet me 1 mijë euro gjobë i akuzuari për dhënie ryshfeti
Gjykata e Apelit ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Kjo është situata në Zveçan
Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se të shtunën atje është ...
-
Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është e gatshme ...
-
Shtëpia e Bardhë, thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet
Shtëpia e Bardhë njoftoi të premten se zëvendës këshilltari amerikan për sigu...