Lajme

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 20 June 2024

Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) mban konferencën – Zëri i Popullit rreth ‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve kryesore për Projektligjin nr. 08/L-272 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 06/L-010 për Noterinë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:30)

-Advertisement-

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin nr.08/L-295 për kripto-asetet. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

Zyra e UNHCR-së në Prishtinë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shfaqin instilacionin artistik “Solidariteti” me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama takon anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pas takimit, do të mbahet konferencë për media në sallën e konferencave të Kryeqytetit.( Ndërtesa e vjetër e komunës, ora 14:00)

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Prizrenit dhe qytetit të Porto-s së Portugalisë.(Komuna e Prizrenti, kabineti i kryetarit, ora 15:00)LDK e mban takimin me grupin e eksperteve te shëndetësisë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 17:00)

Speeex organizon cermoninë Siana Foundation e cila lanson (Rockeeet music), ku do të prezantohet në një event “unplugged’. )Zyrat qendrore të Speeex, rruga Tirana në Prishtinë, ora 19:30)

Nën dirigjimin e Vehbi Shoshollit, dhe drejtores Hana Petrovci, mbahet koncerti i Korit dhe Orkestrës së fëmijëve të Prishtinës “Amadeus”. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 20:30)

Për nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, BIRN organizon ekspozitën e fotografive në Prishtinë nga greva e minatorëve të vitit 1989. Me këtë rast, në mënyrë simbolike do të ketë edhe një marsh në përkrahje dhe sensibilizimin e opinionit për rëndësinë e kësaj greve. (Nisja nga hotel “Grand”, deri te Shtëpia e Gazetarëve/ ish-Gërmia, ora 20:45)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera