Ngjarjet e datës 25 prill
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/Emily-Lush-Prishtina-Kosovo-37-1-800x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:42 | 24 April 2024
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora 09:00 – 16:30)
Komisioni për Ekonomi shqyrton Projektrezolutën për raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP, për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:30)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për performancën energjetike të ndërtesave me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:50)
Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës mbajnë konferencë. (Hotel “Grand”, kati i dytë, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Integrime Evropiane voton Projektligjin për tekste shkollore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban mbledhjen e radhës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Gjilan, ora 10:00)
Punëtorët e KRM Pastërtia protestojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeshefit të kësaj ndërmarrje. (Para ndërmarrjes KRM Pastërtia Ferizaj, ora 10:30)
Fondacioni Kosovar për Ndërmarrësi Sociale lanson programin punedore, i bazuar në konceptin e ndërmarrjes sociale. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora: 11:00 – 13:00)
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Gjuha e urrejtjes në veri të Kosovës”. Merr pjesë Mary Ann Hennessey – shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. (Hotel “Nartel”, Prishtinë, ora 11:00 – 13:30)
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/09/Baneri-kryesor-.png)
Të tjera
-
Ministri Sveçla shmanget pasi gazetarja e pyet se çfarë ka bërë për sigurimet shëndetësore të Policëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zgjedhur që t’i shmanget py...
-
Deputeti Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbi...
-
Dyshohet se humbi jetën në Valbonë – Vazhdon operacioni për gjetjen e alpinistit kosovar
Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja ...
-
Çitaku paraqitet sot në një konferencë për medie
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku mban...
-
Dy orë e gjysmë pritje e kolonë 1.5 km, përditësimi i fundit nga pikëkalimet kufitare
Pritjet po zgjasin deri në 2 orë e gjysmë e kolona ka arritur në 1 mijë e 500...
-
Caktimi i datës së zgjedhjeve të përgjithshme – Çfarë përmban letra e Osmanit që ua dërgoi dje liderëve të partive?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u është drejtuar me një letër dje ...
-
Konjufca nderon Adem Demaçin: I pathyeshëm në burg dhe frymëzues brezash në lụftën për liri
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes ...
-
Vlora Çitaku mban nesër konferencë, s’tregohet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Koosvës, Vlora Çitaku, do ...
-
Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë: Është rezultat i një situate personale shëndetësore
Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka dhënë dorëheqje nga p...
-
Mehaj kujton Demaçin: Udhëheqësit politikë gabuan që s’e bënë president sa ishte gjallë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes...
-
Tri orë pritje e kolona deri në 1 mijë metra, përditësimi i fundit i MPB’së për gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim rreth gjendj...
-
Kush është Florim Ejupi, që sikur Faton Hajrizi u arratis nga Bondsteel-i?
Florim Ejupi është një ndër emrat më të përfolur në botën e errët të krimit n...