Lajme

Ngjarjet e datës 2 gusht

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 02 August 2024

Ngjarjet e datës 2 gusht 2024.

Promovohet libri monografik “Slivova në rrjedhat e historisë” me autor Lutfi Isufi. (Galeria e Arteve Ferizaj, ora 10:00)

Mbahet Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Republikës së Kosovës. Pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 10:00)

-Advertisement-

Mbahet ceremonia e përurimit të zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, konkretisht hapja e katër portave të reja për të akomoduar trafikun e shtuar të udhëtarëve. (Terminali i udhëtarëve porta 108, ora 11:15)

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, mban konferencë për media për përmbylljen e sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës. (Holli i Kuvendit, ora 13:00)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 14:30)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog, do të vizitojë muralin artistik në Prizren të mbështetur nga BE-ja. (Prizren, ora 18:15)

Rame Lahaj International Opera Festival mban gala mbrëmje ‘Rame Lahaj & Friends’. (Sheshi “Skënderbeu” Prishtinë, ora 20:30)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera