Lajme

Ngjarje tragjike në Novobërdë: Vetaksidentohen me traktor, humbin jetën dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 16 Tetor 2023

Dy persona kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga vetaksidenti me traktor në Novobërdë pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, teksa thuhet se njëri nga ta ka humbur jetën në vendin e ngjarjes teksa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.

“Novo Bërdë /15.10.2023-18:00. Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit. Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy