Lajme

Ngjarje tragjike në Gjirokastër, i moshuari i sëmurë qëllon veten me armë gjahu

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 07 January 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, një i moshuar 77 vjeçar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë nga vetë familjarët e tij.
Pranë trupit të shtetasit me inicialet R.O kishte një armë gjahu dhe një gëzhojë e cila i ka marrë jetën të moshuarit.

Mbetet mister se përse i moshuari ka vendosur t’i japë fund jetës së tij por policia sqaron se sipas familjarëve, ai vuante nga skleroza.

Njoftimi i policisë:

-Advertisement-

Më datë 06.01.2018, rreth orës 06:30, në fshatin Fushëbardhë, në oborrin e banesës, është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu teke, shtetasi R.O., vjeç 77, i cili vuante nga skleroza. Me cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut teke e markës “CBS”, me nr. 1580252, kalibër 12 mm, një gëzhojë markës “Moden Nobël Sport 12” dhe leja e armës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera