Lajme

Ngjarje makabre: Gruaja ia merr jetën vajzës dhe telefonon burrin, vajza jonë nuk është më!

Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 09 March 2021

Një grua 41-vjeçare ia mori jetën vajzës së saj, vetëm 2 vjeç, gjatë natës në Cisliano (Milano).

Ngjarja u raportua nga operatorët e numrit jeshil 118, të cilët ndërhynë në vend së bashku me karabinierët.

Pas këtij akti gruaja i bëri vetes dëmtime të lehta dhe u shtrua në spitalin Magenta. Në rrjetet sociale ajo tregoi për një ndarje të vështirë nga burri i saj, ku përfshihej dhuna dhe tradhtia, me ankesa dhe kundër-ankesa.

-Advertisement-

“Vajza jonë nuk është më”, kështu i tha ajo ish bashkëshortit të saj ndërsa e mori në telefon.

Kur karabinierët mbërritën, ata gjetën shtëpinë të mbyllur nga brenda, u futën përmes një dritare dhe gjetën vajzën e pajetë në shtrat, pranë nënës së saj pa ndjenja.

Sipas asaj që doli, vajza nuk kishte dëmtime të dukshme dhe vrasja është një nga hipotezat mbi të cilat karabinierët hetojnë: fëmija mund të jetë mbytur, por vetëm një autopsi mund të përjashtojë vdekjen aksidentale. /Top Channel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera