Ngjarje e rëndë: Shqiptari v*et një shqiptar tjetër në Londër
Autori: Gazeta inFokus
10:49 | 07 February 2024
Detektivët britanikë që po hetojnë vrasjen e një 37 vjeçari shqiptar, kanë paditur zyrtarisht me akuzën e vrasjes, 21 vjecacrin Kozma Papa, i cili banon në afërsi të qytetit të Bristolit, në jugperëndim të Anglisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në mesditë, në veri të kryeqytetit, Londër, ku urgjenca ka shkuar në adresën e ngjarjes dhe ka gjetur viktimën me plagë me thikë, e pasi e dërguan me spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në mbrëmjen e së dielës.
Autori i akuzuar, Kozma Papa, 21 vjeçar ka dalë sot përpara një gjykate në Londër. Polica, e cila është duke hetuar ngjarjen, ende nuk e ka dhënë emrin e viktimës, as edhe motivet e mundshme të kësaj vrasjeje.
Papa është arrestuar nga Policia Metrpolitane, duke udhëtuar me makinë në dalje të Londrës. Në kuadër të hetimeve edhe një person tjetër, i moshës 30 vjeçare është arrestuar, por është liruar pa u ndërmarrë asnjë veprim ligjor ndaj tij.
Familja e viktimës është njoftuar nga policia dhe ajo po e ndihmon emocionalisht për të tejkaluar këtë humbje. Kryedetektivja e Police Metropolitane Caroline Hanies, ka thënë se po punojmë me organizatat partnere, për të mësuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe kush është përgjegjës.
Ndërkohë Scotland Yard thotë se kushdo që ka qenë dëshmitar i incidentit, që ka filmime nga kamerat e makinave apo te shtëpive do duhet të ndihmojë dhe lajmërojë menjëherë policinë. Edhe pse policia nuk e ka dhënë identitetin e viktimës, Top-Channel në Londër mëson se ai është me origjinë nga Selnica e Vlorës dhe vjen nga një familje e cila më parë ka qenë në emigracion në Greqi, dhe që momentalisht jetojnë në qytetin bregdetar të Southendit, në juglindje të Anglisë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































