Lajme

Ngjarje e rëndë në Gjakovë, vajza me të meta mentale e mbyt prindin

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 21 May 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës.

Vajza me të meta mentale dyshohet se ka mbytur prindin e saj.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

-Advertisement-

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Sabrije Vokshi” në Gjakovë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, teksa e dyshuara është dërguar në spitalin “Isa Grezda” në repartin psikiatrik.

Me vendin të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Sabrije Vokshi’ në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. lindur në vitin 1933. Pranë trupit të viktimës ishte e shtrirë vajza e tij, T.R. lindur në vitin 1962 e cila është me të meta mentale. Rastit i janë përgjigjur njësitë policore dhe urgjenca mjekësore dhe mjeku ka konstatuar vdekjen. Viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por lëndime kishte dhe vajza dhe për këtë ekziston dyshimi i arsyeshëm se si vrasëse potenciale mund të jetë vajza. E njëjta është hospitalizuar në spitalin ‘Isa Grezda’ në repartin psikiatrik. Me vendin të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera