Lajme

Ngjarja tragjike në “Bon Vivant”, deklarohet Albin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 09 August 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e qeverisë duke komentuar rastin e para disa ditëve që ndodhi në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë ku një person mbeti i vdekur e dhjetra të tjerë të plagosur. Ai fajin për këtë e ka lënë të institucionet e drejtësisë.

Kurti është shprehur se janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë persona me precedentë të shumtë penalë lëvizin lirshëm. Ai për këtë e gjen fajin të institucionet e drejtësisë.

“Janë të shumta rastet kur si pasojë e mosveprimit të sistemit të drejtësisë, persona të ndryshëm me precedent të shumtë penal lëvizin lirshëm qoftë të liruar nga organet apo të pandjekur fare penalisht që rrezikojnë dhe marrin jetë të qytetarëve tanë. Edhe raportet të ndryshme kredibile vendore e ndërkombëtare konstatojnë se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo efikase dhe e ngadaltë dhe të përshkruhet me fenomenin me raste të shumta në rigjykim dh evendimeve jo të duhura ndëshkimore.”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Ai ka përmendur rastin e lirimit nga burgu të të dënuarit më burgim të përjetshëm për vrasjen Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj.

“Nuk mungojnë rastet më ekstreme tashmë të njohura nga publiku kur dënimet me burg të përjeshtëm, të shqiptuar në shkallë të parë, instanca e fundit kishte liruar tërësisht nga akuza të pandehurin në një proces maratonik gjyqësor të gjykuar e rigjykuar.”, tha Kurti.

Ai ka përmendur rastin e dënimit me burg të përjetshëm për vrasësin e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa duke thënë se ky dënim ka ndodhur si pasojë e presionit shoqëror.

“Kur ndodh një krim po duhet të ngritët shoqëria të kemi vendim meritor nga Gjykata, shembulli i fundit është dënimi me burg të përjetshëm për vrasësit e së ndjerës Marigona Osmani, pra Dardan Krivaqa. U dasht një shoqëri e popull i tërë të dënojë publikisht krimin në mënyrë që gjykata të mund të nxerrë verdikt meritor. Vendimet e drejtësisë kanë efekt të dyfishtë në shoqërinë e çdo vendi: Përveç se sjellin drejtësi për viktimat e të dëmtuarit, ato diktojnë edhe parashikueshmërinë e pasojave të çdo veprimi të paligjshëm e penal, duke ndikuar në parandalimin e krimeve.”, tha Kurti.

Ai ka shfrytëzuar rastin t’i kritikojë gjykatat e prokurorinë për këto raste, duke thënë se besimi i tyre ka rënë.

“Besimi në organet e drejtësisë vazhdon të jetë ndër më të ulëtit në krahasim em institucione të tjera. Sipas raportit të UNDP dhe USAID “Pulsi Publik”, teksa niveli i kënaqshmërinsë është rritur në mbi 50 përqind, për organet gjyqësore dhe prokuroriale trendi i tyre vazhdon të jetë i ulët. Sipas këtij raporti kënaqshmëria e qytetarëve për performancën e sistemit të drejtësisë, gjykata dhe prokurori është vetëm 29 përqind.”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se shumë raste të gjykatës së shkallës së parë kthehen në rigjykim dhe kjo e vonon drejtësinë e humb besimin e qytetarëve dhe nxit krimin e kriminalitetin.

Ai ka thënë se reforma nëpërmjet vetingut është domosdoshmëri dhe pret nga Kushtetuesja t’i hapë rrugë reformës.

“Sipas statistikave të gjyqësorit, gjatë vitit 2022, gjykata e Apelit kishte kthyer në rigjykim plot 1754 raste. Ky raport e rëndon sistemin e drejtësisë, e ngufatë atë, e vonon drejtësinë, e humb besimin e qytetarëve dhe si efekt përfundimtar në mungesë të ndëshkueshmërisë efikase rrezikon të inkurajojë krimin e kriminalitetin. Andaj reforma është domosdoshmëri, e vettingu është zgjidhje. Tash e pesë muaj jemi në pritje që Gjykata Kushtetuese t’i hapë rrugë sa më shpejt jetësimit të kësaj reforme e koha po kalon, koha që kalon është kohë e humbur”, ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera