Lajme

Ngjarja e rëndë në Prishtinë: Nuk gjenden dëshmi për vrasje, gruaja dyshohet se kishte probleme shëndetësore

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 04 January 2023

Një ngjarje E rëndë ka ndodhur sot në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë, ku një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin ani pse fillimisht u raportua se dyshohet për vrasje.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se pas ekzaminimeve në vendin e ngjarjes, duke përfshirë këtu edhe shikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë, nuk janë gjetur prova që mund të shqyrtojnë dyshimet se e ndjera është privuar nga jeta.

-Advertisement-

Sipas sinjalizuesve, viktima dyshohet se kishte probleme shëndetësore dhe e njëjta dyshohet të ketë pasur gjakderdhje nga goja.

Pas ekzaminimit të trupit të saj, sinjalizuesit njoftojnë se nuk është gjetur ndonjë vrimë e plumbit, apo shenja tjera të cilat mund të çojnë drejt dyshimeve se ajo mund të jetë vrarë.

Sipas zëdhënëses së Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinë, Florie Ahmeti, Policia ndodhet në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera