Ngec zbatimi i Ligjit për rimëkëmbje, Qeverisë i kërkohet pako e re
Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 02 May 2021
Komuniteti i biznesit dhe opozita vlerësojnë se Qeveria ka ngecur në zbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe mbështetjes së sektorit privat por edhe punëtorëve që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak krizës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.
Madje, parashohin që nëse vazhdon neglizhenca qeveritare dhe trendi me virusin korona, rikuperimi ekonomik do të jetë vështirë i arritshëm në dy vitet e ardhshme.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga qeveria e re që në kuadër të rishikimit të buxhetit për këtë vit, të hartojë një program të rimëkëmbjes ekonomike që është i zbatueshëm për mbështetje të bizneseve dhe punëtorëve.
Kryetari Rukiqi shprehet i habitur përse ligji për rimëkëmbje ekonomike i nxjerrë nga qeveria e kaluar që parasheh mbi 200 milionë euro, nuk është inkorporua me buxhetin 2021.
“Tani jemi në muajin prill dhe pjesa më e madhe e këtij ligji është e pazbatueshme, pasi që nuk është në buxhet, por neve na mbetet që me rishikim të buxhetit i njëjti ligj por edhe masa të tjera që janë të domosdoshme të buxhetohen dhe pastaj për bizneset të krijohet një plan që i mbështet ato… Nëse ne e shohim këtë trendin negativ të rritjes ekonomike sikur vitin e kaluar, nëse i marrim parasysh krejt parametrat përfshirë edhe pandeminë e tej zgjatur atëherë ne edhe në dy vitet e tjera do të kemi probleme në raport me rikuperimin e pasojave të ekonomisë. Për këtë duhet të këtë shumë veprime buxhetore për me ruajtur sektorin privat dhe vendet e punës”, theksoi Rukiqi.
Edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thotë për KosovaPress, se asnjë masë e aplikuar deri tani dhe as kjo e fundit prej 6 milionë euro, nuk është e mjaftueshme për kompanitë e sektorit privat, për qytetarët dhe punonjësit të cilët kanë humbur vendet e punës ose të ardhurat e të të cilëve u janë tkurrur.
Prioritet për këtë Qeveri, Zeka po thotë se duhet të jetë sigurimi i vaksinave për shumicën e qytetarëve.
“Duke i ditur ndikimet tejet negativ që kufizimi i aktiviteteve ekonomike ka pasur në ndërmarrjet të sektorit privat dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi, asnjëra masë e aplikuar deri tani mund të mos jetë më e duhura në aspektin e shumës që këto masa e kanë ofruar si përkrahje qoftë për ndërmarrjet e sektorit privat, qoftë për qytetarët ose punonjësit të cilët kanë humbur vendet e punës ose të ardhurat e të të cilëve janë reduktuar. Por megjithatë secila masë është e rëndësishme në aspektin e mbajtjes në nivel të kërkesës agragate dhe të qarkullimit të ndërmarrjeve të sektorit privat…Prioritetet më të rëndësishmet duhet të jenë ato që lidhen me menaxhimin e pandemisë Covid-19, sigurimi i vaksinave dhe nisja e procesit më gjithë përfshirës të vaksinimit të popullsisë së Kosovës, po në të njëjtën kohë edhe përkrahja për ndërmarrjet e goditura nga pandemia Covid-19”, theksoi Zeka.
Edhe Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), thekson se implementimi i ligjit të rimëkëmbjes ka qenë i pjesshëm dhe siç tregon ai nuk ka pasur bashkërendim nga të institucionet përkatëse për zbatimin e tij.
“Implementimi i Ligjit të rimëkëmbjes është vetëm i pjesshëm deri më tani. ajo që mungon vërtet është një përgatitje më e mirë nga ana institucioneve që në hartim të ligjit nuk ka pasur një bashkërendim të të gjitha institucioneve për të trajtuar të gjitha temat që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike. Pastaj, qeveria e Kosovës nuk ka hartuar një set të indikatorëve të caktuar për secilin prej këtyre masave ose të pritshmërive që i ka qeveria për secilën prej këtyre masave në mënyrë që pastaj të mund të krahasonim se sa ka pasur progres apo sukses implementimi i këtyre masave apo jo. Ka pasur një mungesë dhe vazhdon të ketë një mungesë të bashkërendimit të masave në mes të qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme”, thotë ai.
Ndërsa, kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala ka adresuar mjaft kritika për Qeverinë Kurti 2.
Deputeti nga PDK thotë se kjo qeveri përveç se duhet të nxjerrë pako të re mbështetëse për sektorin privat, duhet domosdoshmërisht të zbaton edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike.
“Para se të sillte një pako tjetër, ai (kryeministri) do të duhej ta implementon Ligjin rimëkëmbjes ekonomike dhe do të binte nisma të tjera për ligje të tjera që janë në të nevojshme në këtë situatë pandemie. Pra, ende nuk kemi asgjë konkrete në fushën e ekonomisë. Të gjitha janë retorikë, vjedhje kohe para një aftësie për të sjellë planin tash… Të gjitha shifrat, statistikat, jo vetëm vendore tregojnë për një situatë alarmante të ekonomisë e veçanërisht të sektorit privat”, thekson Shala.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ekzekutivi ka ndarë 6 milionë euro për subvencionimin e 50 % të pagës dhe qirasë për bizneset, puna e të cilave u ndalua shkaku i masave kundër pandemisë të marra nga 6 deri me 18 prill.
Të tjera
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuza Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuza, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylej...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...