Lajme

Ngasësi i trotinetit u gὁdit nga vetura, detaje të reja nga aksidenti në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 12 July 2024

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Fushë Kosovë, afër shkollës “Mihal Grameno”

Një veturë dhe një trotinet elektrik janë goditur mes vete dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Infokus, nga zëdhënsja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

-Advertisement-

Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe si pasojë ngasësi i trotinetit, ka pësuar lëndime, dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një trotinet dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (ngasësi i trotinetit). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut.” shtoi Ahmeti.

Gazeta Infokus ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera