Sport

Ngannou rikthehet përbindësh, mund ish-kampionin e botës për 26 sekonda-Video

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 18 February 2019

Francezi Francis Ngannou, i konsideruar si sportisti më i frikshëm i arteve marciale mikse, ka mposhtur brenda 26 sekondash amerikanin Cain Velasquez, në eventin UFC Phoenix zhvilluar sot. Fitore me “KO teknik” që në raundin e parë për Ngannou, që shkatërroi totalisht rivalin e tij, duke detyruar gjyqtarin të ndalë duelin pas vetëm 26 sekondash.

Kjo përballje e peshës së rëndë mes Ngannou dhe Velasquez ishte sfida kryesore e këtij eventi, me francezin që hedh një hap më tej drejt duelit për titull në këtë kategori. Velasquez, një ish-kampion bote në artet marciale mikse në këtë Divizion, rikthehej në kafaz pas 3 vitesh, por nuk ishte më aq i shpejtë dhe i fuqishëm si dikur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera