Auto&Tech

Ngadalësohet kërkesa për iPhone X?

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 11 December 2017

Analistët kanë raportuar rritje të fortë për iPhone X, por kjo është kundërshtuar nga raportet si dhe nga disa burime të afërta me zinxhirin e furnizimit të komponentëve të telefonit të ri.

Lansimi është kufizuar nga mungesa e komponentëve të vështira për t’u prodhuar, koha e dërgesës shpejt u shtua deri në 4-5 javë. Rendimenti është përmirësuar dhe kohët e pritjes kanë rënë në 1-2 javë. Por tani, duket se kërkesa është duke mbetur prapa parashikimeve.

Me kërkesën për komponentë kyç që nuk po rritet aq fortë sa pritej, burimet janë të shqetësuara se Apple mund të zvogëlojë objektivin e saj të dërgesave të iPhone X për tremujorin e parë të vitit 2018. Burimet theksuan se urdhërat e komponentëve të Apple për iPhone X në nëntor ishin rreth 30% më ulët se parashikimi i tyre i mëparshëm.

-Advertisement-

Parashikimi i tyre është se dërgesat e janarit dhe të shkurtit do të jenë në nivelet e nëntorit, por do të ketë një rënie të mprehtë në muajin mars. Parashikimet Q1 janë për një rënie prej 30% krahasuar me këtë tremujor që po largohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera