Lajme

Ngacmoi seksualisht një grua në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 27 July 2022

Një person është arrestuar mëngjesin e së martës në Prishtinë, kjo pasi ai dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë rastin në polici e ka paraqitur viktima.

Ndërkaq, lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera