Lajme

Ngacmoi seksualisht kunatën, arrestohet biznesmeni

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 19 May 2017

Një biznesmen është arrestuar dje në Tiranë pasi akuzohet për ngacmim seksual. Policia bën me dije se i arretsuari është Kujtim Hoxha dhe është dënuar nga gjykata me 8 muaj burg.

Gjatë vitit 2014″>2014, ai ka ngacmuar seksualisht kunatën e tij. Hoxha, prej kohësh në kërkim nuk bëri rezistencë ndaj policisë.
Në gjyqin ndaj tij janë paraqitur SMS-të që ai i dërgonte kunatës ku i thoshte se do ta kapte me zor.

MESAZHET

-Advertisement-

Referuar kallëzimit të shtetases D. M., kunati i saj, i pandehuri e ka ngacmuar seksualisht që prej muajit mars të vitit 2014″>2014. Ajo ka rrëfyer se i pandehuri Kujtim H. i ka kërkuar vazhdimisht që të kryente marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se përndryshe do ta shkatarronte atë dhe familjen. Sipas saj, në 07 tetor 2014″>2014 rreth orës 21:58 i pandehuri Kujtim H. i ka dërguar një sms me tekst “… moj kurva m… do te q… me zor neser në pazar. Me kalove nga shtepija jote. une kerkoje te bejsh ate qe dua une. tregoja mesazhin burrit”, shkruan Panorama.

Para oficerit të policisë gjyqësore, e dëmtuara D. M. ka sqaruar se pasi ka lexuar këtë mesazh ka telefonuar djalin e tij, nipin e saj, duke i thënë “thuaj babait tënd të mos shkruajë sms në telefon dhe budalliqe, se kam për ta denoncuar ne polici”. Edhe pas kësaj telefonate i pandehuri i ka dërguar një tjetër sms me përmbajtje seksuale të dëmtuarës.

VERIFIKIMI

Sipas vendimit të gjykatës, nga këqyrja e rubrikës së mesazheve të telefonit celular të shtetases D. M. në datën 08.10.2014″>2014, evidentohen dy sms të dërguar nga numri telefonik 068…62. Në datë 07.10.2014″>2014 në orën 21:58 dhe në orën 22:12 me rezultojnë mesazhe me tekst me permbajtje seksuale. E dëmtuara D. M. ka pohuar se këto shprehje të dërguara me sms ja ka thënë dhe direkt asaj në prani të motrës dhe të vjehrrës.

ALIBIA

Gjatë hetimeve dhe gjatë gjykimit i pandehuri Kujtim H. ka ngritur një alibi sipas të cilës, komunikimet me kunatën i ka pasur për shkak të një borxhi që i kishte dhënë 5 vjet më parë. Ai ka deklaruar se i ka dërguar mesazhet me atë përmbajtje të kunatës së tij jo për ta ngacmuar seksualisht, por për një borxh prej 5 milionë lekësh të vjetra, që ende nuk ia kishte shlyer.

“Ky pretendim i të pandehurit nuk qëndron pasi nga të gjitha mesazhet e dërguara në numrin e saj të telefonit nuk ka shprehje për lekë borxh, por vetëm shpreheje të ngacmimit seksual. Gjithashtu nga ana e të pandehurit nuk u paraqit ndonje provë shkresore që të provonte se shtetësja D. M i ka dhënë lek borxh”, arsyetonte gjykata në vendim. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera