Lajme

Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura, arrestohet llapjani

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 17 July 2022

Një person nga Podujeva, është arrestuar të premten nën dyshimin se kishte ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura, shkruan Gazeta Infokus.

Po ashtu sipas policisë, thuhet se i dyshuari edhe ditë më parë ishte parë duke ngacmuar seksualisht një vajzë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, nën dyshimin se ditë më parë e kishte sulmuar seksualisht një viktimë, ndërsa sot dyshohet që ka ngacmuar dy viktima femra  kosovare të mitura”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti në procedurë hetimore nga njësitë relevante./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera