Lajme

Ngacmoi seksualisht dy femra, arrestohet prishtinasi

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 11 November 2021

Një person nga Prishtina është arrestuar pasi që përmes telefonit ka ngacmuar seksualisht dy femra, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton Policia, njërës nga viktimat i ka shfrytëzuar edhe emrin e saj përmes telefonit ku ka marrë mbushje telefonike në vlera të ndryshme nga të afërmit e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , nën dyshimin se i njëjti përmes telefonit i ka ngacmuar seksualisht dy viktima femra kosovare ndërsa viktimës tjetër femër kosovare, duke e shfrytëzuar emrin e saj përmes telefonit ka marr transaksione-mbushje telefonike në vlera të ndryshme  nga të afërmit e saj”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Si provë materiale të dyshuarit i është sekuestruar telefoni dhe me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera