Lajme

Ngacmoi një vajzë të mitur në rrjete sociale, arrestohet prizrenasi

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 06 September 2022

Një person është arrestuar të hënën në Prizren, pasi që ka ngacmuar një vajzë të mitur, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë i dyshuari ka ngacmuar viktimën përmes rrjeteve sociale.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Të tjera