Lajme

Ngacmimet e sulmet seksuale, ky është vendimi i fundit i Prokurorit të Shtetit

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 13 September 2022

Me kërkesë të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kryeprokurorët e të gjitha prokurorive të vendit kanë caktuar koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual.

Sipas një njoftimi për media nga prokurori i shtetit, njoftohet se gjithashtu, Koordinator përgjegjës për të gjitha prokuroritë është caktuar një prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Qëllimi i caktimit të koordinatorëve është që këto raste të trajtohen me prioritet të shtuar gjatë punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe rrjedhimisht të koordinohet puna për trajtimin sa me efikas të këtyre rasteve në të gjitha fazat e procedurës penale”, thuhet në njoftim

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera