Rozë

Nga volejbolliste profesioniste në modele në faqen…/ Ylli brazilian që fiton 50 herë më shumë nga puna e re

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 26 September 2022

Bukuroshja braziliane, Key Alves, ka zbuluar se fiton ‘50 herë më shumë me OnlyFans” se sa të luaj si volejbolliste profesioniste. 22-vjeçarja është bërë e famshme në vitet e fundit si një yll sporti në vendin e saj, Brazil.

Por kjo nuk ka qenë e vetmja rrugë që ka ndjekur për t’u bërë e njohur, pas tani ajo është bërë edhe një sensacion i internetit në faqen e abonimit “OnlyFans”.

22-vjeçarja ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm edhe në “Instagram”, ku mburret me mbi pesë milionë ndjekës.

-Advertisement-

Alves ka shfrytëzuar në maksimum famën e saj në internet, pasi ka korrur përfitimet financiare të cilat i kanë tejkaluar të ardhurat që ajo merr si një yll volejbolli.

Duke diskutuar sukseset e saj, ajo tha për “Globo Esporte”: “Unë jam duke shkuar në vitin tim të tretë në një ekip profesionist volejbolli dhe e konsideroj veten një atlete profesioniste, por gjërat jashtë fushës filluan të rriten shumë për mua. Kështu që fillova që ti kushtoj më shumë vëmendje karrierës tjetër. Dua apo s’dua, sot janë të ardhurat e mia më të mëdha, fitoj rreth 50 herë më shumë me platformat dixhitale sesa me volejboll dhe më shumë në “OnlyFans””.

Ndërsa duke diskutuar përmbajtjen që ajo poston në faqen e abonimit, ajo shtoi: “Fotografitë që postoj në faqen time “OnlyFans” janë tërësisht të destinuara për seanca ‘të lehta’ dhe profesionale. Asnjë lakuriqësi apo diçka të tillë. Kushdo që e kërkon këtë në profilin tim nuk do ta gjejë këtë shërbim”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera