Lajme

Nga vjen dhe sa kushton kokaina në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 17 May 2021

Çmimi mesatar i 1 gram drogë në Kosovë, e përzier, sillet diku rreth 100 euro.

E 400 vena kah 1000 gram i bie të kushtojnë 40 milionë euro.

Kaq përafërsisht është shuma se sa bënë kokaina që u gjet të nënën nga policia në Lipjan, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Por, shumë më i lartë është çmimi i kokainës së pastër.

Sipas një hulumtimi nga Organizata Ndërkombëtare me seli në Gjenevë “Global Initiative” thuhet se kokaina që hyn në Kosovë, Shqipëri, në Maqedoninë e Veriut ose nga Bullgaria, shkon në jug drejt Greqisë. Kostoja e një kilogrami kokainë në Strumicë është 45 mijë deri në 50 mijë euro.

E kokaina që hyn në Shqipëri zakonisht vjen përmes portit të Durrësit e 90 përqind e pastër gjatë dorëzimit kushton dikun nga 25 mijë euro deri në 30 mijë euro. Nga Durrësi, droga transportohet zakonisht drejt Podgoricës e pastaj në Maqedoninë e Veriut.

Pak më shtrenjtë kokaina shitet në Kroaci. Çmimi i saj që zakonisht hyn nga porti i Barit në Mal të Zi sillet nga 35 mijë deri në 38 mijë euro.

Derisa sipas hulumtimit të “Global Initative” droga që në Preshevë hyn nga Mitrovica e Veriut përmes Cacakut, kushton 40 mijë deri në 50 mijë euro.

Safet Blakaj nga Qendra për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labyrinth”, deklaron se numri i përdoruesve të kokainës është rritur shumë në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera