Lajme

Nga vitit 2018, ndalohen importet e makinave me të vjetra se 10 vjet: Ligji i ri me norma të reja (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 23 July 2017

Më 27 qershor ka hyrë në fuqi ligji i ri për automjete, i cili parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave. Sipas këtij ligji, nga janari i vitit të ardhshëm askush nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vjet. Ligji i ri për automjete ka sjell ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve.

Të gjithë ata që dëshirojnë të importojnë automjete më të vjetra se 10 vjet, këtë mund ta bëjnë deri në fund të dhjetorit të 2017-s.

Pas këtij muaji, asnjë person nuk do të mund të regjistrojë veturat në targa e Republikës së Kosovës më të vjetra se 10 vjet.

Ligji i ri për automjete që ka hyrë në fuqi më 27 qershor 2017, ka sjell ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve. Kështu thonë hartues të ligjit në Ministrinë e Infrastrukturës (MI).

-Advertisement-

Habib Hasani, zyrtar në Departamentin e Automjeteve në MI thotë se me Ligjin e ri një person mund të regjistrojë automjetin e tij pa pasur patentë shoferi. Ndërsa, shton se më asnjë automjet nuk mund të blihet, shitet apo te regjistrohet pa u paguar të gjitha gjobat që janë shqiptuar ndaj personit që ka bërë kundërvajtje në trafik. Ligji i ri parasheh ndëshkime edhe për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave. /RTK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera