Lajme

Nga veriu Gjuriq sfidon shtetin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 07 September 2018

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po qëndron në territorin e Kosovës një ditë para vizitës së paralajmruar të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai në një paraqitje para mediave serbe afër vetës ka pasur edhe anëtarët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe koalicion me qeverinë Haradinaj.

Gjuriq ka thënë se ende zyrtarisht nuk dihet nëse Vuçiq do të vizitoj Kosovën gjatë ditës së nesërme. “Nga ora 21:00 presidenti do t’i drejtohet popullit serb në lidhje me të gjitha ngjarjet e fundit”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera