Rozë

Nga vajza e Shkurtes e deri te Mc Kresha: Dasmat më të përfoluara të 2019’ës

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 31 December 2019

Showbizi shqiptar në vitin 2019 sa ka qenë i mbushur me skandale dhe plot thashëtheme, po aq ka qenë i mbushur me lajme të mira me plot dashuri.

Kur na bie ndërmend fjala “dasmë” të gjithë gëzohemi, por kur dasma ka të bëj me fytyrat publike të showbizit, atëherë i gjithë fokusi është te ata dhe mezi presim të ndajnë me në momentet e tyre nga gëzimi i tyre familjar, i cili në fund pak e hiq mbetet familjar.

Në vitin 2019 disa nga çiftet të cilët janë fytyra publike, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Disa e bënë shumë të madhe nëpër medie e disa të tjerë u munduan të gëzoheshin në privates, por nuk patën sukses, transmeton Gazeta Metro.

-Advertisement-

Të parët që hapën sezonin e dasmave ishin Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi. Këngëtarja dhe vajza e Shkurte Fejzës, Gresa Behluli kurorëzoi dashurin e saj me zv. Presidentin e klubit prishtinas të basketbollit, Lulzim Ibrahimin. Dasma e tyre ishte edhe dalja e tyre e parë publike, sepse çifti asnjëherë as nuk kishin folur e as që ishin parë bashkë ndonjëherë, edhe pse kanë vite që janë të lidhur.

Ndërsa për të vazhduar ciklin e dasmave, ishte çifti Miriam dhe Alban Skenderaj, të cilët larg syve të publikut në ishujt më të bukur në botë, me 7 maj, vendosën të martohen dhe këtë vendim e morën pasi e kuptuan që ishin duke u bërë prindër për herë të dytë. Ndërsa në dasmën e tyre sigurisht që nuk mungoi vajza e tyre e parë, Amelia.

Të tretët që rangohen në këtë listë janë aktorja Fiona Gllavica dhe Arbnor Pacolli.

12 korriku i vitit 2019 është datë që do të jetë gjithmonë në kujtesën e çiftit, pasi që dyshja e vendosën këtë datë të shënoj martesën e tyre. Aktorja Gllavica kishte të veshur një fustan përrallor, ashtu siç edhe e kishte menduar dhe ideuar komplet dasmën. Kjo natë ishte komentuar mjaft në mediet rozë, ndërsa Fiona dhe Arbnori morrën shumë komente pozitive për kërcimin e tyre.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, çifti ky i cili ditën ta ruajnë shumë mirë lidhjen e tyre dhe në gati 5 vite ata as nuk u përfolën se mund të kishin ndonjë shkëndije me tyre e jo të zbulohet lidhja e tyre. Në bregdetin më të bukur shqiptar, buzë deti u ndërtua që nga fillimi komplet hapësira ku do të mbahej dasma e tyre. Kështu që 14 shtatori do të jetë gjithmonë një datë plotë kujtime dhe gëzime.

Por shtatori nuk është kryer vetëm me dasmën e dy aktorëve, sepse me 21 shtator, përsëri në bregdetin shqiptarë, këngëtari Blero dhe modelja Afrona i dhanë fund beqarisë. Blero u martua për të dytën herë, ndërsa si rrallë herë Afrona u shoqëru drejt altarit nga vajza e Bleros, Tara.

Ndërsa të fundit dhe jo më pak të rëndësishmit dhe shumë të komentuarit janë MC Kresha dhe Erzina Shehu, darsma e së ilëve u mundu të organizohej dhe të ndodhte në fshehtësi, por ky plan iu dështoi, sepse një figurë si Mc Kresha nuk mund të i bëj gjërat kaq të rëndësishme si dasma në fhsehtësi. Ndërsa me 15 dhjetor, në po të njejtën datë që po mbahej dasma, doli lajmi se reperi dhe Erzina po bëhen prindër për herë të parë./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera