Lajme

Nga uragani Irma në Karaibe janë vrarë dhjetëra vetë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 09 September 2017

Uragani Irma, mbrëmë vonë, është cilësuar në nivelin e kategorisë së 5-të, pasi ka arritur në Kubë, ndërsa nga pasojat e tij në gjithë Karaibet, janë vrarë më se 20 vetë.

Stuhia e fuqishme, Irma, është nisur kah Florida në Shtetet e Bashkuara, me shpejtësi të erërave prej 257 kilometrave në orë.

Për herë të parë në disa dekada, një uragan i tillë i kategorisë së 5-të e ka goditur Kubën. Mijëra vetë në Karaibe kanë bërë përpjekje të mëdha për të gjetur strehim apo për tu larguar nga ishujt.

-Advertisement-

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka kërkuar nga banorët në pjesën jugore të Floridës, që t’i respektojnë urdhërat për evakuim, derisa uragani Irma po u afrohet brigjeve të këtij shteti.

Afro 5.6 milionë njerëzve në Floridë u është tërhequr vërejtja që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Parashikohet se kjo stuhi do të arrijë afër Floridës nesër në mëngjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera