Nga sot nis zbatimi i kontrollit të përbashkët kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut
Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 31 July 2023
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot nisin zbatimin e kontrollit të përbashkët kufitar, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve.
Në fjalën e saj në ceremoninë e këtij aktiviteti zv.kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku theksoi se qytetarët shqiptarë e maqedonas do të lëvizin vetëm me një ndalesë dhe një kontroll.
“Një nga prioritete kryesore të qeverisë Rama ka qenë lehtësimi i procedurave për të lehtësuar kalimin e qytetarëve, tregtisë dhe mallrave. Ky projekt është dëshmi e vullnetit e dëshirës së mirë që ekziston mes dy qeverive, për të bashkëpunuar me çdo nivel nga ato administrative në nivele të larta politike. Marrëdhënia mes Shqipërisë e RMV-së është kthyer në model për t’u ndjekur për të çuar përpara zhvillimin rajonal. Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të një lëvizje komode, synohet përmirësim i infrastrukturës dhe thjeshtimin e procedurave me një ndalesë dhe një kontroll. Është realizuar projektimi e mbikëqyrja në koordinim me homologët e RMV”.
Balluku foli edhe për ecurinë e projektit të korridorit 8 ku brenda viti të ardhshëm do të dorëzohen dy lotët e para dhe në shtator do të hapen dy lote të reja.
“Prej kohësh kemi nisur projektin e korridorit 8, një ëndërr e shqiptarëve dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Nuk është projekt në letër ndodhemi në lotin e dytë dhe brenda 2024 dy lotet e para nga Elbasani ën Qafë Thanë të dorëzohet dhe në shtator të hapen dy lotët e tjera që do të vijnë në pikën e lidhjes. Edhe nga RMV ka pasur progres. Por nuk konsiston vetëm tek autostrada, por në të ardhmen të arrijmë të ngremë një rrjet hekurudhor model, se kostot e transportit hekurudhor janë shumë më të ulëta se me automjete. Kemi punuar prej kohësh për korridorin 8 se Shqipëria e RMV për të gjitha detyrat e kryera me përpikmëri e meritojnë vëmendjen e BE dhe mbështetje financiare që do të bashkojë Shqipërinë, Italinë, RMV dhe Bullgarinë, jo thjesht transportit por i sigurisë”.
Nga ana e tij kryeministri maqedonas Dimitar Kovacevski evidentoi përfitimet nga ky projekt dhe tha se që nga nisja e Ballkanit të Hapur është rritur shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Serbinë.
“Arritëm që korridorin 8 ta vendosim në hartën evropiane, që mund të ketë financim në be dhe punojnë në ndërtimin e hekurudhës Shqipëri Maqedoni. Porti i ri në Durrës të ketë port në Strugë që të ketë efekte pozitive. Anijet do të arrijnë në strugë që askush nuk mendonte, likuiditet dhe mundësi për t’u bërë tërheqëse me vendet e Europës që të bëjnë tregti me vendet tona. Në Ballkan nuk na duhen kufij dhe raportet politike janë në nivelin më të lartë. Rritja e kapaciteteve të nëpunësve dhe miratimi i metodave të reja të punës për të ulur pritjen. kur filluam me Ballkanin e Hapur është rritur me 40% këmbimi tregtar me Shqipërisë e RMV dhe 15 me Serbinë”. /A2
Të tjera
-
Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacoll...
-
Kurti takohet me O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në New York, ka takuar nd...
-
Koordinimi amerikan në Kroaci, Hovenier: Folëm edhe për përkrahjen e një Kosove sovrane, demokratike e multietnike
Ambasadorët e SHBA-së në vendet e rajonit janë mbledhur në Kroaci në atë ...
-
Peach: Pikëllues fakti që KFOR vazhdon të jetë në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të konfliktit
Emisari special i Mbretërisë së Bashkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ...
-
Elshani: Dëmtimi i kishës po hetohet, kultet fetare e drejtë e pacenueshme
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani, në...
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit – ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të jetë mbledhja e radhës së Kry...
-
Osmani takon presidentin e Malawit: Pavarësisht distancës, mbetemi të palëkundur për thellim bashkëpunimi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është takuar me presidentin e...
-
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e një person...
-
Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e...
-
Vrạsja e vitit 2010 në diskotekë- Policia nuk e gjen në shtëpi Granit Elshanin që u dënua me 24 vjet burg, dyshohet se u largua nga Kosova
Granit Elshani, ishte akuzuar për vrasje të rëndë në kafiterinë “City Club” n...
-
Osmani thotë se zgjedhjet në katër komunat veriore mbahen sipas “afateve ligjore vitin që vjen”
Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbrëmë rreth kërkesave të Presidentit të Se...
-
SBASHK: Për nismën legjislative të skemave pensionale u mblodhën 20 mijë 458 nënshkrime
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka folur për nismën leg...